Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Rikthehet ‘Zemërimi i shkronjave’ pas 40 vitesh, Endri Çela: Në shfaqje, kam ruajtur historinë

12:46, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas 40 vitesh rikthehet në Teatrin e Kukullave “Zemërimi i shkronjave”, një komedi muzikore që përmes shkronjave të Abetares mëson fëmijët rëndësinë e të folurit bukur dhe saktë shqip. Shfaqja e përshtatur nga Endri Çela ndërthur humorin, muzikën dhe mesazhin edukativ, duke u dhënë brezave të rinj një mësim të thellë mbi gjuhën.

Syri tv

Pas 40 vitesh në skenën e Teatrit të Kukullave u rikthye “Zemërimi i shkronjave”, një komedi muzikore e Minerva Kumit që këtë herë vjen e përshtatur nga regjisori Endri Çela. Një shfaqje ku shkronjat e Abetares marrin jetë për t’u mësuar të vegjëlve se sa e rëndësishme është të flasim bukur dhe saktë shqip, duke ndërthurur humorin, muzikën dhe mesazhin edukativ. Regjisori Endri Çela shprehet se kjo është një vepër me peshë historike, që mbart përgjegjësi të madhe për ta risjellë në skenë pas katër dekadash. Ai tregon për punën mbi tekstin dhe përpjekjen për t’i dhënë shfaqjes një frymë të re.

Aktorët Ilia Kaçi dhe Florian Kokona theksojnë se rikthimi i shfaqjes është një sfidë për ta sjellë më moderne dhe më afër brezave të sotëm, pa humbur trashëgiminë që ka pasur dikur. Ata nënvizojnë rëndësinë e gjuhës shqipe dhe mesazhin edukues që kjo vepër përcjell për fëmijët.

“Zemërimi i shkronjave” mbetet një shfaqje e dashur dhe edukative, që ndërthur argëtimin me vlerat e të folurit pastër shqip, duke u shërbyer brezave të rinj si një mësim i thellë mbi rëndësinë e gjuhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco