Ermonela Jaho rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit më 17 shtator me koncertin “Kur ndjenjat marrin zë”, përkrah dirigjentit Fabrizio Maria Carminati. Sopranoja shqiptare sjell bel canto-n dhe mesazhin se arti nuk është vetëm teknikë, por emocion i gjallë që i përket të gjithëve. Ne fjalën e saj, Jaho kërkoi më shumë vëmendje ndaj Operas.
Syri TV
Më 17 shtator, Teatri i Operas dhe Baletit do të mirëpresë koncertin “Kur ndjenjat marrin zë”, ku sopranoja e zëshme në mbarë botën Ermonela Jaho do të ngjitet në skenë përkrah dirigjentit të njohur italian, Fabrizio Maria Carminati. Ky rikthim është i shumëpritur, jo vetëm për publikun, por edhe për vetë artisten, e cila çdo herë e përjeton skenën si një sfidë të re shpirtërore dhe profesionale.
Për të, rikthimi në Shqipëri është njëkohësisht gëzim dhe sfidë.
Në këtë koncert Jaho do të sjellë bel canto-n, një nga bazat e teknikës vokale dhe një zhanër që, sipas saj, kërkon shumë punë, durim dhe dashuri, ndërsa pohon se po kthehet te Ermonela e dikurshme.
Jaho bën thirrje për më shumë vëmendje ndaj këtij zhanri dhe bashkëpunimi mes artistëve.
Për të, Opera nuk është një art i rezervuar vetëm për një publik elitar.
© SYRI.net