Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Baleti i fundit në skenë, prima balerina Adela Muçollari: Është njësoj si t’i kërkosh.......

21:39, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në emisionin ‘Odeon’ në Syri Tv, prima balerina Adela Muçollari, një prej emrave më të ndritur të skenës shqiptare të baletit, ndalet për pak çaste në një mendim reflektues: si do të dukej baleti i saj i fundit në skenë?

Egla Xhemalaj: Adela, kanë kaluar shumë vite, po supozojmë pak: Ka një veprimtari të gjatë dhe të ndritur artistike Adela Muçollari në skenë dhe tani i duhet të kërcejë veprën e fundit. Cila do të ishte ajo? Çfarë do përzgjidhje për të përmbyllur ciklin artistik?

Adela Muçollari: Kjo është pyetje shumë e vështirë. Është njësoj si t’i kërkosh një piktori të shpjegojë rezultatin e një pikture… dhe pikërisht unë jam duke pikturuar.

Rezultatin do ta shihni në momentin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe aty do të kuptoni edhe përzgjedhjen  ndoshta të një baleti që mund të interpretoj për të konkluduar karrierën time artistike si prima balerinë. Po unë jam ende në procesin e pikturimit. Kam tablonë e bukur përpara dhe jam thjesht duke shijuar momentin, jetën, pikturën… dhe në fund, do të shihni rezultatin.

Një përgjigje e thellë dhe poetike, që e fton publikun të presë me durim dhe emocion për veprën e saj të rradhës. Adela Muçollari, edhe në heshtje, vijon të flasë me gjuhën e trupit, shpirtit dhe artit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco