VIDEO/ Rrëfimi i biznesmenit nga Kavaja: Grabitësit me maska e armë erdhën si policë në orën 04:00

VIDEO/ Rrëfimi i biznesmenit nga Kavaja: Grabitësit me maska e armë erdhën si policë në orën 04:00

15:41, 14/09/2017

Në orën 4:00 të mëngjesit, tre persona ende të paidentifikuar nga policia, të maskuar si punonjës policie, dhe të armatosur, kanë sulmuar banesën e biznesmenit të njohur në Kavajë, Adem Kola.

Kola, në një prononcim për mediat tha se ka qenë në gjumë bashkë me bashkëshorten kur u sulmuan nga 3 persona që i binin derës dhe thonin: ‘Policia, policia, hapeni derën, jemi për kontroll!’

Pasi kanë hyrë në dhomën e gjumit ku ishin dy të moshuarit të shtrirë, ata kanë qëlluar biznesmenin, ndërsa bashkëshortes i vunë pistoletën në kokë.

Biznesmeni: “Më dhunuan me një psitoletë apo hekur në kokë. Nuk e di mirë çfarë ishte. Qëndrova pa ndjenja. Unë dhe bashkëshortja jemi tmerruar shumë. Ne kemi punuar gjithë jetën me djersë, pa i rënë aksujt në qafë. Kam lajmëruar policinë dhe erdhi për 7 minuta”.

Policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë që ishin të instaluara në vilën 3-katëshe. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

loku14/09/2017 16:35

sekretarin e partise duhet ta kene grabit policet e Saje Qorrit

Shto koment