Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

E sjellin nga Italia në Shqipëri për ta bërë prostitutë, një në pranga e dy në kërkim. Emrat

E sjellin nga Italia në Shqipëri për ta bërë prostitutë, një në pranga e dy në kërkim. Emrat

14:31, 05/09/2017
A+ Aa A-

Një person në pranga dhe dy të tjerë në kërkim, pasi kanë sjellë një vajzë të huaj, nga Italia për në Shqipëri me qëllim që ta bënin prostitutë.

Një ditë më parë Oficerët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë Policisë së Tiranës, kanë bërë të mundur arrestimin e Bardhok Prengës, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor:

- M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.

- M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij personi është bërë i mundur pasi vajza 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e Policisë së Tiranës ndaj Bardhok Prengës, 46 vjeç,  M. B., 31 vjeç  dhe M. Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për  veprën penale "Trafikim i personave të rritur". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco