Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot–Lezhë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
© SYRI.net