Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestim

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestim

10:03, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno Syri.net

Teksa prokuroria e posaçme, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë avancuar me hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe zbulimit të një vile luksoze me pishinë në kompleksin “White Rock” në Dhërmi, paralelisht me këtë 3 dosja të reja janë hapur për ish-zv/kryeminitren e vendit.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se 3 praktika tenderuese janë vënë në “lupë”, duke kryer një sërë veprimesh hetimore, pasi ka dyshime të arsyeshme se Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Energjitikës dhe Infranstrukturës përfshirë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, janë përfshirë në paracaktimin e garave tenderuese, korrupsion pasiv deri tek pastrimi ij parave dhe fshehja e pasurisë.

Siç mësohet nga dokumentat SPAK ka marë në trajtim hetimor praktikën konçesionare Thumanë-Kashar, tender ky që është zhvilluar nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës me një fond limit 245 milion e 751 mijë euro.

Përmes telefonave të sekuestruar ish-drejtorit të ARRSH dhe sekretares së Përgjithshme të MEI, Viola Haxhiademi, SPAK pretendon se ka gjetur prova dhe komunikime që tregojnë se konçesioni është pilotuar nga Belinda Balluku, me qëllim fitimin nga kompania private që ishte paracaktuar dhe mbyllur para hapjes së procedurës konkurruese.

Ndërkohë tenderi i dytë lidhet me praktikën e datës 15 Prill 2021 me objekt "Ndërtim rruga Porto-Romano Durres, Loti 3 (vazhdimi)", me fond limit 1 miliard e 300 milion.

Ky tender është fituar nga kompania “4 A-M” e Ardit Metaliaj.

Ndërsa procedura e tretë që është vënë nën hetim është rasti i hapur në 16 Mars 2022 dhe bëhet fjalë për lotin 1, kontrata A, “Supervizion Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Verior", me fond limit 44 milion e 217 mijë lekë të reja.

Ky tender është fituar nga kompania “Archispace” e biznesmenit Rais Petrela dhe “Ave Consulting”.

Pritet që në ditët në vijim SPAK, të dorëzojë në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit me qëllim caktimin e një mase sigurimi, ndaj ish-zv/kryeministres së vendit, Belinda Balluku.

Tashmë Balluku është marrë e pandehur për procedurën e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, 7 procedurat e paracaktuara për ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës dhe akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, për marjen e një vile lukzose në zonën e Gjilekës në fshatin e Dhërmiut. /Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco