Dosja Balluku/ 'Isha për qejf...'/ Biznesmeni Pandeli Carapuli merret i pandehur për pastrim parash

12:27, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur në SPAK këtë të premte, ndërsa po hetohet në kuadër të dosjes së ish zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Carapulit iu komunikua akuza e pastrimit të parave nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit së bashku me avokatin e tij, duke lënë ambientet e SPAK pas afro 30 minutash nga paraqitja.

I pyetur nga gazetarët mbi  thirrjen e tij në SPAK, Carapuli dha këtë përgjigje: Isha për qejf...

Carapuli, doli nga hetimet e SPAK për Ballukun, i cili kishte në zotërim kompaninë ‘Eurocol’, përgjegjëse për ndërtimin e kompleksit ku ndodhej vila e Belinda Ballukut, e cila u vendos nën sekuestro preventive me vendim gjykate.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se për të fshehur vilën në Dhërmi si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco