Një aksident i rëndë u shënua në aksin Kardhiq - Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku si pasojë 1 person humb jetën e 3 janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Mësohet se janë përplasur dy automjete, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja jane në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.
© SYRI.net