Një armë zjarri është gjetur në ambientet e një lokali në Sarandë.
Arma e zjarrit është pikasur në orët e vona të mbrëmjes së enjtes, në afërsi të një prej plazheve në lagjen nr.4.
Dyshohet gjithashtu se është gjetur edhe lëndë narkotike.
Policia e Sarandës ka ndërhyrë së bashku me FNSH, ndërsa ka shoqëruar disa persona, banorë të Sarandës.
© SYRI.net