Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, me mbështetjen e forcave “Shqiponja” dhe Policisë Bashkiake, ka zbarkuar prej mëngjesit të sotëm në plazhet e Ksamilit për largimin e moleve, platformave pluskuese dhe mjeteve lundruese nga plazhet.
Mësohet se pas largimit të tyre do të krijohet një perimetër sigurie, me qëllim që mjetet lundruese të mos hyjnë më në gjiret detare.
Ky aksion vjen pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për reduktimin e korridoreve detare në Ksamil. Deri tani mësohet se nuk ka pasur rezistencë nga pronarët e mjeteve lundruese, ndërkohë që aksioni vijon.
© SYRI.net