Në kërkim për drogë, pastrim parash e krime kompjuterike, pritet të ekstradohen në Shqipëri 6 persona nga Dubai

Në kërkim për drogë, pastrim parash e krime kompjuterike, pritet të ekstradohen në Shqipëri 6 persona nga Dubai

09:26, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjashtë shtetas pritet të ekstradohen nga Dubai në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, këta shtetas ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Njoftimi:

Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.

6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:

-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco