‘Na sulmuan të panjohur’/ Dy vëllezër nga Laçi në spital, njëri me plagë në këmbë nga arma e zjarrit, tjetri…

‘Na sulmuan të panjohur’/ Dy vëllezër nga Laçi në spital, njëri me plagë në këmbë nga arma e zjarrit, tjetri…

10:40, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy vëllezër nga Laçi janë paraqitur në urgjencën e QSUNT, njëri i plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tjetri me këmbën e ndrydhur, mëngjesin e kësaj të premte.  

Bëhet fjalë për vëllezërit Klisman Rrapushi(Lepuri), i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe Klaudio Gega, i dëmtuar në këmbë (ndrydhur).

Të dy shtetasit ndodhen  jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë(ndrydhur).

Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco