Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit.
Nga informacionet e para mësohet se një makinë është përplasur me një kamionçinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në Rrugën e Kombit, në afërsi të Fanit, ku mbeti i dëmtuar një punëtor 45-vjeçar i firmës Salillari, kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës.
Në vendngjarje u gjet rastësisht profesori i Mjekësisë - Dr. Admir Sinamati i cili asistoi të dëmtuarin dhe bashkëpunoi me ekipin e urgjencës në vlerësimin dhe stabilizimin e gjendjes së tij, duke qëndruar pranë pacientit deri në sigurimin e parametrave jetësorë dhe transportimin për trajtim të specializuar spitalor.
© SYRI.net