Sektori i peshkimit në Durrës është në faliment. Në një takim që pronarë të anijeve kanë pasur me autoritetin portual, ku nuk kanë munguar as debatet, deklarojnë që rrogat e peshkatarëve po i japin nga xhepi i tyre vetëm që ata të mos largohen. Ata shprehen të zhgënjyer edhe nga ministri që u premtoi uljen e naftës dhe nuk e ka realizuar. Madje një pjesë e madhe e tyre e kanë bojkotuar këtë takim pasi nuk është mbajtur asnjë premtim i dhënë.
Syri tv
Takimi mes pronarëve te anijeve të peshkimit dhe operatorëve turistikë me përfaqësuese të autoritet portal në Durrës është shoqëruar me debate por edhe tensione.
Tarifat, çmimi i naftës janë problematikat që shqetësojnë pronarët e anijeve të cilët deklarojnë se janë të falimentuar, pasi po nxjerrin nga xhepat e tyre pagesën që peshkatarët mos te largohen
Ata shprehen se sa herë që kanë takime me përfaqësues të qeverise kanë surpriza, jo në ndihmë të tyre por gjithmonë duke i rënduar xhepat e tyre
Por ajo që vihet re ne këtë takim, është se ka qenë një numër i vogle i pronarëve të anijeve të peshkimit dhe peshkatarëve dhe shkak sipas tyre për bojkotin është mos mbajtja e premtimeve ne takimet e zhvilluara më parë dhe zhgënjimi që marrin pasi nuk ndihmohen nga qeveria.
© SYRI.net