Autoritet italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme shqiptare kanë goditur një grup të strukturuar kriminal të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Në total janë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera janë lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane
Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje).
Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë).
Arrestimi i Ergys Kastratit
Në një vilë në Lundër u kap Ergys Kastrati alias Bishja. Gjithashtu është arrestuar bashkëshortja e tij dhe 2 shoferë që akuzohen se transportonin para të dyshuara që vinin nga aktiviteti kriminal.
Ndërkohë në Itali i është komunikuar masa e arrestit Igli Kamberit, i arrestuar në korrik 2025 në Hungari dhe i dyshuar ndër të tjera edhe për vrasje në Berletta të Italisë në vitin 2025.
Ishin hetimet për vrasjen parukierit 26-vjeçar nga Barletta Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më vonë, që çoi edhe në zbulimin e aktivitetit kriminal ku janë dokumentuar disa episode të trafikimit ose tentavës për të trafikuar drogë.
Gjithashtu u dokumentua edhe kapja e rreth 700 mijë eurove në nëntor të 2024 në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dhe dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit.
Francesco Diviesti, një parukier 26-vjeçar nga Barletta, u zhduk në mbrëmjen e 25 prillit 2025, pasi doli nga shtëpia e tij rreth orës 8:30 të mbrëmjes. Imazhet e fundit të disponueshme për hetim e treguan atë disa orë më vonë brenda berberhanes ku punonte me të atin, kamerat e sigurisë së dyqanit e kapën atë duke hyrë në dyqan dhe duke lënë skuterin e tij. Që nga ai moment, i riu u zhduk plotësisht. Për ditë të tëra, familja dhe miqtë nisën apele publike, ndërsa forcat e rendit intensifikuan kërkimet në të gjithë zonën.Më 29 prill, historia përfundoi në mënyrën më dramatike: trupi i 26-vjeçarit i cili ishte gjysmë i djegur, u gjet nga karabinierët në një rrënojë në fshat midis Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, në lagjen “Femmina morta”.
Njoftimi i SPAK
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (DDA) zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët dhe të gjerë në kuadër të hetimeve ndërkombëtare në Shqipëri dhe Itali, i realizuar nga Skuadra e Përbashkët hetimore, e ngritur më mbështetjen e Eurojust.
Hetimet u përqëndruan në zbulimin e vrasjes së Francesco Diviesti-t, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, në jug të Italisë dhe të një organizate kriminale shqiptare, me bazë në Tiranë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, nga Italia në Shqipëri.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera janë lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje). Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë).
Veprat penale:
Vrasje me paramendim, e kryer duke përdorur metoda mafioze të ekzekutimit
Tentativë zhvatjeje;
Posedim dhe mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit dhe municioneve;
Favorizim personal;
Shkelje të masave parandaluese personale;
Pastrim ndërkombëtar i produkteve të veprës penale nga Italia në Shqipëri
Në masën paraprake të lëshuar nga Gjykata e Barit është konfirmuar qëndrueshmëria e provave ndaj tre personave, të hetuar si ekzekutorë material krimit të kryer ndaj Francesco Diviestit; një shqiptar (autori) dhe dy italianë nga Barleta, një burrë dhe një grua, që ndihmuan në fshehjen e gjurmëve të krimit duke mos e raportuar atë tek autoritetet gjyqësore.
Ekzekutimi i Francesco Diviesti-t – 25 Prill 2025
Hetimet zbuluan se në mbrëmjen e datës 25 Prill 2025, Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë. Duke iu referuar kësaj mënyre të ekzekutimi, hetimi u mor përsipër nga Drejtoria Antimafia e Barit, duke lokalizuar kufomën brenda katër ditëve.
Më 25 Qershor, shtetasi shqiptar i përfshirë në krim, i cili ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviesti-t, u arrestua në qytetin Roshe të Hungarisë, jo për vrasje, por për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër, në kuadër të procedimit të Prokurorisë së Tranit. Drejtoria Antimafia e Barit i kishte dërguar provat kësaj Prokurorie për të bërë të mundur arrestimin e tij për këtë krim. Në të njëjtën kohë, tek familjarë të tij u sekuestruan mbi 412.000 euro ‘cash’ si dhe u dokumentua përfshirja e tre shtetasve italianë në këtë çështje penale në hetim.
Rindërtimi i vrasjes së Diviesti-t dhe identifikimi i grupit kriminal të përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale u bë i mundur falë një hetimi më të gjerë ndaj shtetasve shqiptarë të vendosur në Puglia, të zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, nën drejtimin dhe koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Barit, në kuadër të trafiqeve ndërkombëtare të drogës nga Shqipëria në Puglia.
Lidhur më shtetasit e hetuar, GJKKO ka caktuar gjithashtu edhe sekuestron preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare dhe shumën prej 680.595 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia e Shtetit në 14 Nëntor 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pas informacionit të marrë nga Qëndra Operative DIA, Bari.
Operacioni i sotëm është pjesë e një projekti hetimor shumëvjeçar mes SPAK dhe DDA-së të Barit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuara nga organizata kriminale shqiptare dhe pason operacionet:
Shefi
Kulmi
Shpirti
Ura
Nga viti 2018 deri në 2025, këto operacione kanë çuar në vendosjen e 170 masave të sigurisë, sekuestrimin e pasurive në vlerën e miliona eurove dhe kapjen e mbi 7 tonëve drogë (kokainë, heroinë, kanabis). Në shkallë të ndryshme të gjykimit janë vendosur dënime deri në 20 vjet heqje lirie për secilin të pandehur..
SPAK i shpreh mirënjohjen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal të kryera sot në Shqipëri.
Theksojmë se procedimi ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake.
© SYRI.net