Elbasan/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën një fëmijë, banorët e zonës janë të tronditur

10:58, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë pas aksidentit në Mengël të Elbasanit, ku një automjet tip Alfa Romeo me drejtues shtetasin Petri Bozo aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin me iniciale A.S. banorët e zonës janë të tronditur.

Ata shprehen se rreziku në zonë është i pranishëm çdo ditë për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën automjetet lëvizin në aksin Elbasan–Librazhd.

Të shokuar, ata tregojnë se për familjen e 7-vjeçarit ky ishte rasti i dytë i një aksidenti, pasi disa kohë më parë një tjetër djalë në atë fis është aksidentuar nga një automjet.

Ata kërkojnë që të merren masa të menjëhershme për të parandaluar raste të tjera të ngjashme me pasoja fatale.

Ditën e djeshme, 7-vjeçari ishte duke u kthyer bashkë me nënën e tij nga shkolla, ku kishin dërguar motrën. Gjatë kthimit në shtëpi, pasi i lëshoi dorën nënës, automjeti tip Alfa Romeo e përplasi për vdekje.

Banorë dhe dëshmitarë në vendngjarje treguan për, Syri tv, se vogëlushi ndërroi jetë pasi përplasja ishte shumë e fortë dhe përfundoi poshtë automjetit. Ndërkohë, drejt urgjencës në Elbasan u transportua me automjetet e banorëve të cilët i dhanë e ndihmën e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco