Detaje të reja lidhur me operacionin e përbashkët Shqipëri – Itali në kuadër të hetimeve nga drejtoria hetimore e Antimafias e Barit dhe skuadrës së Barit.
Grupi kriminal me bazë në Tiranë akuzohet për pastrim ndërkombëtar të parave nga Italia në Shqipëri.
Mësohet se grupi në fjalë kishte role të ndara.
Igli Kamberi cilësohet si kreu i kësaj bande vepronte nga Italia. Emri i Igli Kamberit lidhet dhe me vrasjen e parukierit Italian Francesko Diviesti, ngjarje e ndodhur në prill 2025 si dhe për trafik droge, por dhe për disa ngjarje të tjera kriminale. Mësohet se masa e sigurisë i është komunikuar në Itali kreut të grupit kriminal Igli Kamberit, i arrestuar në Korrik 2025, i akuzuar ndër të tjera për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025.
Ndërkohë në Tiranë u arrestua Ergys Kastrati allias Bishja, i cili në bashkëpunim me gruan e tij, dyshohet se pastronin paratë e pista.
Ai u kap në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë operacionit të forcave speciale, ndërsa prej 2 vitesh ishte në kërkim policor.
Iu sekuestruan 700 mije euro
Burimet për Syrin bëjnë me dije se këtij grupi në vitin 2025 iu sekuestruan në Muriqan rreth 700 mijë euro, të dyshuara para të ardhura nga krimi, ndërsa hetimi i kaloi prokurorisë së Shkodrës.
Hetimi, i kryer nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Andrias, kishte të bënte me vrasjen e Francesco Diviestit, parukierit nga Barleta, i gjetur i vdekur në fshatin Canosa di Puglia më 25 prill 2025, si dhe me një grup të organizuar, me bazë në Tiranë, të akuzuar për pastrim ndërkombëtar të parave nga Italia në Shqipëri.
© SYRI.net