Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar Gjykatës së Posaçme shqyrtimin e padisë së botuesit Carlo Bollino ndaj Jamarbër Malltezit dhe Belind Këlliçit. Avokatja Adriana Kalaja deklaroi për mediat se vendimi erdhi për shkak të cilësimit të Këlliçit si deputet, ndonëse në kohën kur ka bërë deklaratën, nuk kishte mandat.
Jamarbër Malltezi paraqiti dokumente të reja për mënyrën se si botuesi mori pronën e parashikuar të bëhej shkollë, si dhe akuzoi ish-kreun e SPAK se ka dalë mbi gjykatën, duke mos iu përgjigjur kësaj të fundit për t’i dorëzuar dokumentacionin që Malltezi dhe Këlliçi kishin depozituar aty.
Belind Këlliçi tha se ka fituar 10 çështje në Gjykatën e Posaçme pa asnjë humbje dhe kjo do të jetë e 11-ta, si dhe ceku faktin se Bollino, ndonëse kallëzues, nuk paraqitet në gjykatë.
Tashmë pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës së Tiranës, që GJKKO të thërrasë palët, ku fillimisht caktohet trupa përmes shortit, e cila cakton edhe seancën e pajtimit fillimisht.
© SYRI.net