Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Plagosja e të miturit në Kamëz, 17-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën

Plagosja e të miturit në Kamëz, 17-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën

10:35, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, i mituri vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po merr trajtim intensiv pas plagës së marrë në kokë.

17-vjeçari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pas mesnatës së djeshme në Kamëz, ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, i mituri vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po merr trajtim intensiv pas plagës së marrë në kokë.

Policia arrestoi autorin e dyshuar 19-vjeçarin Rigels Sylaj, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku. Ai kishte ftuar 3 shokët e tij në shtëpi dhe gjatë festës ku po konsumonin edhe alkool, po u tregonte një pistoletë të cilën e kishte pa leje.

Tre shokët e kanë nxjerrë 17-vjeçarin në oborrin e banesës dhe kanë telefonuar ambulancën. Edhe pse fillimisht rrëfyen një version të ndryshëm të historisë duke thënë se e gjetën të plagosur në oborr, më vonë pranuan çfarë kishte ndodhur.

Të tre janë vënë në pranga nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco