Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në një pallat në Tiranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
"Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit Lulzim Lika, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse".
Po punohet me pamjet e kamerave për ta gjurmuar autorin e tritolit shpjegojnë burimet policore.
Njoftimi:
Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
© SYRI.net