Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kamëz.
Ngjarja u shënua rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza” në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar eksplozivi.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa persona të lënduar.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.
© SYRI.net