AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë pas skandalit ku u helmuan 56 studentë. Masa e bllokimit është marrë pas analizave, ku ka rezultuar se mensa është jashtë kushteve normale higjienike.
Akademia e Sigurisë e merr ushqimin me katering te kompania "Sori Al" dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, ambient që pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik.
© SYRI.net