Lajmi i fundit

Skandali i ‘Albanian Files’/ Grupi parlamentar i PD depoziton padinë kundër Edi Ramës

Aksident në unazën jugore të Fierit, plagoset drejtuesi i një motomjeti

12:52, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi identitetin dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco