Foto ilustruese

VIDEO/ Aksident në Lushnje, zetori përmbyset anës rrugës, humbet jetën 71-vjeçari

08:03, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 71 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk bashkia Lushnje. Hekuran Xhelo, ishte duke lëvizur me mjetin bujqësor tip zetor me rimorkio për të shkuar të punonte në tokat e tij. 

Gazetari i Syri tv Juli Kasapi, njofton se Në një pjesë të rrugën në dishezë, Xhelo  ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës. Hekurani ka qenë i vetëm në mjetin bujqësor dhe përmbysja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes së rëndë dhe do të përcaktojë shkaqet që sollën aksidentin fatal.

Trupi i të ndjerit është përcjellë në morgun e spitalit të Lushnjes ku do të kryhet ekzaminimi mjeko ligjor. Rruga në të cilën ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor është rrugë bujqësore e shtruar me çakull, çka dyshohet se mund të ketë sjellë daljen nga rruga për shkak të shpejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco