Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, makinat përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, makinat përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

10:33, 10/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, ku dy makina kanë përplasur me njëra-tjetrën, duke i marrë jetën pasagjerit.

Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve.

Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco