VIDEO/ Aksident në Bishqethëm, dy makina përfundojnë në barrierat anësore

21:11, 09/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident në të cilin janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier Lushnje në afërsi të fshatit Bishqethëm.

Një mjet tip ‘Golf’ dhe një mjet tip ‘Opel’ janë fërkuar dhe që të dyja janë përplasur me barrierat e hekurta anësore të autostradës.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë nga 4 personat që ishin në të dy mjetet nuk ka pësuar lëndime serioze.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer dokumentimin ë rastit si dhe ka disiplinuar trafikun e rënduar të krijuar nga aksidenti.

Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve ka kryer manovër të gabuar në parakalim dhe për pasojë drejtuesi e të dyja mjetet e përfshira kanë humbur kontrollin dhe kanë përplasur me barrierat e hekurta.

Pritet që ekspertiza e policisë shkencore të përcaktojë dhe shkaqet e sakta se çfarë ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco