SYRI TV/ Gjykata 'sallë' pritje për Erion Veliajn, aktorët në radhë për ta takuar

SYRI TV/ Gjykata 'sallë' pritje për Erion Veliajn, aktorët në radhë për ta takuar

15:54, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erion Veliaj ka dal sërish sot para gjykatës Administrative në procesin e kërkuar prej tij kundër prokurorit Ols Dado. Ndryshe nga sa u veprua me ish-Presidentin Ilir Meta që u mbajt brenda kafazit të qelqtë duke i pamundësuar kontaktin edhe me avokatin, për Erion Veliajn salla e gjyqit u shndërrua në një zyrë pritje kur aktorë mbështetës të tij u vendosën në radhë për ta takuar.

Syri TV

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrative ku zhvillohet gjyqi i iniciuar prej tij kundër prokurorit Ols Dado që po e heton. Ky proces gjyqësor nxori edhe njëherë në pah standardet dhe përdorimin e institucineve deri tek ato të drejtësisë. Ku vetëm pak ditë më parë, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri dhe ish-parlamentari u shfaq në proces gjyqësor brenda kafazit të qelqtë duke mos ju lejuar as një kontakt, qoft edhe me avokatin e tij.

Por për kryebashkiakun socialist, panorama e ofruar ishte krejt e kundërta. Pas paraqitjes nga gardianët e burgut deri në ambientet e gjykatës atij ju hoqën prangat dhe u ul përbri avokatit, me të vetmet elemente sigurie, gardianët e vendosur në një distancë nga ai.

Por jo vetëm kaq, salla e gjyqit u shndërrua në një zyrë pritje për kryebashkiakun Erion Veliaj, ku aktorët Robert Ndrenika, Gaz Paja, Laert Vasili e të tjerë, u çmallën me kryebashkiakun që deri dje paguante për aktivitetet e tyre.

Erion Veliaj kërkoi që ky proces gjyqësor të transmetohej në kohë reale nga mediat, por gjykata vendosi të lejojë praninë e gazetarëve por jo të kamerave për transmetimin e seancës, çka shkaktoi edhe pakënaqësi tek kryebashkiaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco