Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Grabjanit në autostradën Rrogozhinë - Lushnjë.
Kamioni ka dëme materiale ndërsa ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz drejtuesi i tij.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin për shkak edhe të lagështisë në rrugë çka ka bërë që të përmbyset në anë të rrugës.
Kamioni transportonte artikuj ushqimorë ndërsa është dashur ardhja e një autovinçi, i cili e ka nxjerrë nga aty ku kishte përfunduar.
Ky rrethrrotullim sipas drejtuesve të mjeteve është nyje e rrezikshme në qarkullimin rrugor në autostradë, sidomos për mjetet e rënda të cilat transportojnë ngarkesa të mëdha.
© SYRI.net