Vëlla e motër terrorizojnë lagjen në Arapaj, banori: Po na vret vetë policia, nuk merren masa

10:25, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Arapaj në Durrës denoncojnë një 22-vjeçar dhe motrën e tij që po terrorizojnë banorët e lagjes Arapaj, Durrës, duke rrezikuar jetën e banorëve me sjellje agresive dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit. Pavarësisht denoncimeve të shumta nga banorët, policia nuk ka marrë asnjë masë për situatën.

I ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, banori i lagjes Hysen Mënalla shprehet se konfliktet kanë nisur që në prill të vitit të shkuar dhe janë përshkallëzuar me kalimin e kohës. Ai tregon se është kërcënuar me mjete të forta si sëpatë dhe levë, si dhe ka pasur përplasje të përsëritura për çështje të rrugës ku kalojnë automjetet.

Sipas tij, në një rast është goditur me thikë kushëriri i tij, ndërsa së fundmi një tjetër banor është përplasur me makinë, duke rritur frikën në komunitet. Mënalla thotë se janë bërë disa denoncime në polici, por nuk janë marrë masa konkrete dhe ai vetë është shoqëruar disa herë në komisariat pa arsye të qarta.

Ai shton se banorët ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur, ndërsa çdo përpjekje për zgjidhje ka dështuar. Në fund, ai apelon për ndërhyrje urgjente të autoriteteve për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pjesë nga deklarata:

Problemet janë se unë isha te një komshie aty, pse u kthye makina aty, ai doli me levë dhe me çekiç, me gjithë djalin e tij, babai me djalin. Me çekiç e me levë dolën.

Erdhi, lajmëroi policinë edhe shkuam në komisariat, na kanë mbajtur katër orë aty.

Ne nuk kemi lidhje fare me rrugën aty ku kthehen makinat. Rasti i parë ka filluar në prill, para zgjedhjeve. Para zgjedhjeve që u bënë në prill.

Rasti i dytë është, te rruga po mbushja një gropë aty edhe ishte firma që shtron rrugën, se vinin tubat e kanalit me i shtru rrugën. Aty e kishte bllokuar firma rrugën. Më vjen ky djali me shpejtësi e thotë: “Më hap rrugën.” Unë thashë: “Nuk të kam zënë rrugë.”

Edhe ky i mori tabelat e firmës dhe i hodhi. Mori karrocën time, pse ta hedhë karrocën time? Edhe aty po flisja me ta, edhe shkuam në polici, erdhi policia, shkuam në polici. Policia më ka mbajtur katër orë brenda atje kot.

Policia nuk vepron fare. Kemi qenë katër herë, katër herë kam bërë denoncime vetëm unë. Po na rrezikon jetën.

Dje ishim në polici, e mbajtën katër orë atje. Në darkë, i shkel djalin e  Agim Pjetrit aty. Duke shkuar rrugës, ia ka shtypur me makinë. Nuk e kemi të sigurt jetën tonë këtu me fëmijët.

Mori thikën edhe e goditi atë kushërirën tim me thikë në ballë edhe i shkau kështu. E tmerrshme. I kemi denoncuar në polici kur ishte hera, e nuk marrin masa fare. Duhet të vriten njerëz para se të hyjë policia.

Unë e kam përgjigjen: po na vret policia. Jo ai, policia po na vret. Nuk marrin asnjë masë, më marrin mua katër-pesë orë kot. Pse, çfarë më merr mua atje?

73 vjeç më merr mua, më mban policia atje. Aq problematike sa nuk merret me mend, nuk kemi siguri jete. Ai nuk pranon asnjë gjë, o miku i dashur, hiç nuk pranon asnjë gjë. Doli nga policia, del e i shtyp djalin në rrugë.

Ne sot jemi thirrur në orën 12 në polici prapë në Durrës.

Erdhën ata të Shqiponjës, e ka dhënë një lajm të rremë që është shtypur një grua. Erdhën Shqiponjat, e nxjerrin vajzën nga gjumi. Nga gjumi e mori gocën, nusja ime erdhi nga puna, ishte në gjumë, e ngriti policia.

Edhe mirë bën që e ngriti, po lajme të rreme pse duhet të japë lajm të rremë ai? Rrjedhimisht, ne nuk kemi siguri. Unë nuk di çfarë të them. Kam më shumë vërejtje për Policinë e Shtetit.

E kemi bërë ato denoncimet po një sa herë, lagjja e gjithë, protesta kemi bërë. Te policia jemi rrahur atje, shkuam atje gjithë lagjja, u kapën, u rrahën para policisë, këtu te ura e Dajlanit. Nuk di çfarë të bëj, nuk di.

Ne ju falënderojmë ju si gazetarë që po na ndihmoni, po me këta nuk zgjidhet gjë. Ishin dhe gazetarët dje aty. Edhe çfarë do bëjmë ne, pa siguri fare? Fëmijët janë në rrugë, fëmijët e shkollës ku të jenë? Ai ikën me shpejtësi të paparë.

Ai është më keq se ajo bisha që vrau atë fëmijën atje në Knetë. Ua treguam edhe gazetarëve që ishin dje, është thjesht e kotë mor burrë, nuk ka asnjë arsye. Po t’i dojë, e bën. Se ne kufij s’i kemi shkuar, te shtëpia jo, lagjja jo.

Ai e ka shtëpinë larg prej lagjes, ka 50 metra nga rruga, del te rruga. Pse kthehen makinat në rrugë? S’ka ku. Është i paparë mor, thjesht kot, nuk di.

Edhe policit të zonës ia ka gërryer makinën te këmbët, policit të zonës. Nuk e di, problematik. Problem. Ne e kemi njoftuar kryeplakun e zonës, shefin e gjithë. Policia rrugore erdhi dje aty, pardje, edhe nuk pa asnjë gjë, s’marrin masa.

Ai kushëriri im dilte me makinë mbrapa, ai i ra me kokë makinës, edhe sot e ka makinën në polici. Ia kanë bllokuar makinën se ia është futur brenda në kopsht. Çfarë të bëjmë? Si të bëjmë? Si të veprojmë?

Nuk e kam një përgjigje për këtë, se është absolutisht absurde një situatë që, fatkeqësisht, ndodh, siç thashë, rregullisht nëpër Shqipëri, jo vetëm në këtë situatë ekstreme që ndodhet kjo lagje e Arapajt në Durrës.

Zotëri, nëse unë jam fajtor, t’i pranoj gabimet, ama nuk jam fajtor. Në orën 12 unë do jem te policia, se më kanë thirrur dhe do shkoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco