VIDEO/ U kap me 30 kg kokainë, prangoset shqiptari në Itali, ja si u zbulua

16:47, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 27-vjeçar nga Maroku, janë arrestuar nga autoritetet italiane për trafik droge. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 30 kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe afro 300 mijë euro para cash.

Aksioni erdhi pas disa ditësh vëzhgimi. Hetuesit kishin ndjekur lëvizjet e 27-vjeçarit, i cili hynte shpesh në një garazh dhe më pas lëvizte drejt zonës së Lodit, ku rezulton se banonte.

Më pas, ai u ndoq në disa qytete në periferi të Milanos, deri në një ndalesë në Stezzano, në Bergamo.

Aty pranë një kamioni me targa shqiptare, u krye edhe shkëmbimi i dyshuar: i riu dorëzoi dy çanta dhe mori në këmbim qese plastike. Ndërhyrja e policisë zbuloi 270 mijë euro në çantat e tij, ndërsa tek 50-vjeçari u gjetën 10 kg kokainë dhe 17 kg heroinë.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e 27-vjeçarit në Lodi, ku u sekuestruan të tjera sasi droge. Në një garazh në Vizzolo, policia zbuloi një automjet me një ndarje të fshehtë në bagazh, ku ndodheshin rreth 3 kg drogë dhe 30 mijë euro cash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco