Policia del bllof në Elbasan/ Kapen vetëm 100 gram kokainë dhe 9 kilogram kanabis

16:28, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka plasur si një flluskë sapuni lajmi që u përhap me bujë në orët e para të mëngjesit, për një seri arrestimesh që do të kryheshin në Elbasan.

Gjykata kishte lëshuar 26 urdhër-arreste dhe forcat speciale u nisën për të kryer një seri kontrollesh në banesa. Në fund, pas 16 arrestimesh policia ka gjetur vetëm 100 gram kokainë dhe 9 kilogram kanabis, një sasi qesharake droge, që nuk justifikon as dietet e forcave speciale për këtë aksion.

Si për ta justifikuar zhurmën mediatike me të cilën reklamua operacioni i policisë, janë sekuestruar edhe 7 automjete dhe 17 celularë të personave të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco