Lojërat e fatit/ Zbulohet lokali ku viheshin baste në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari

Lojërat e fatit/ Zbulohet lokali ku viheshin baste në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari

11:14, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i Lojërave”.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacione operative, kanë ushtruar kontroll në një lokal në rrugën “Kajo Karafili”, ku konstatuan se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 4 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të paligjshëm.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën me dije se kontrollet për goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në ambiente dhe subjekte të ndryshme, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco