“E dashur mami, ti je e shtrenjta ime. Unë të dua shumë fare sa që unë qaj ccdo ditë për ty. O ma, mos më harro që të më marrësh në shtëpi, se mezi po e pres”.
Kjo është copëz e letrës së një 13 vjeçareje drejtuar nënës së saj. Një fragment prekës i historisë së dhimbshme që nis shumë më herët në një moment kur vetë nëna ishte ende një fëmijë dhe aspak e gatshme për barrën që jeta i vuri mbi supe.
Ina, personazhi i kësaj historie tregon për Piranjat se ishte 15 vjeç kur solli në jetë vajzën e saj, ku pas 1 muaji u detyrua ta dërgoj në jetimore në Durrës për shkak të pamundësisë ekonomike.
Një vendim i dhimbshëm por ndoshta i domosdoshëm i marrë nga gjyshërit, të cilët ishin në pamundësi ekonomike për t’i dhënë foshnjës një të ardhme të sigurtë dhe dinjitoze.
Ky qëndrim i të voglës në jetimore, mendohej të ishte i përkohshëm, por në një moshë kur vendimet për të i merrnin të tjerët, Ina përfshihet në një rrjet prostitucioni, pjesë e të cilit bëhet për 3 vite me radhë.
Ajo tregon për Piranjën, Luela Gaxhja se u akuzua për shfrytëzim prostitucioni ku edhe u dënua me vëllain e saj, përkatësisht 7 dhe 4 vite. Këtu na duhet të sqarojmë disa gjëra.
Në momentin e arrestimit Ina ishte 19 vjecce, ndërsa kunata e saj për të cilën akuzohet se e shfrytëzonte, ishte 15 vjeçe.
Sipas dokumenteve, vajza minorene, detyrohej të prostituonte nga Ina, e cila madje ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Ina gjatë gjithë kohës i kundërshton këto pretendime, por provat e akuzës, duket se kanë qenë të mjaftueshme për gjykatën për ta dënuar atë dhe vëllain e saj, përkatësisht me 7 dhe 4 vite burg.
Qëndrimi në burg, ishte një moment tragjik që do të ndryshonte tërësisht të ardhmen, si për Inën ashtu edhe për vajzën e saj, të cilën do ta shikonte gjithnjë e më rallë.
Dënimi shlyhet dhe Ina rifiton lirinë, por në këtë pikë gjërat marrin një rrjedhë tjetër, aspak të dëshiruar për nënën e re dhe të voglën e saj.
Ina njoftohet se ka humbur të drejtën e kujdestarisë së vajzës, shkak mos prezenca e saj, dhe takimet me vajzën.
E rritur mes skutave të errëta të jetës, me një adoleshencë të kaluar pas hekurave të burgut, e mbi të gjitha me një foshnjë për të cilën i hiqet e drejta për të qenë nënë, një rol që ajo nuk e kreu asnjëherë, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 13 vite. Gabime të njëpasnjëshme, të cilat edhe ajo vetë i pranon sot.
Por koha na mëson edhe se si duket të ndryshojmë, e këtu ndoshta shembulli më i mirë është kjo vajzë, tashmë me një jetë krejt të ndryshme nga ai kalvar që ka kaluar.
E ndërkohë që jeta e kësaj nëne të re po ndryshonte për mirë me hapa galopante, një pjesë e saj kishte mbetur e ngrirë dhe ende e paplotësuar.
Në pritje të një ribashkimi me vajzën, për të cilën përkujdeseshin institucionet. Por këtu, lidhja që sapo kishte nisur të forcohej, mes nënës dhe vajzës, merr një tjetër ndërprerje, pasi një fatkeqësi familjare godet në shtëpinë e saj. Ina detyrohet të shkojë në Francë për kurim, pas një depresioni që kaloi nga humbja e babit të saj.
Në realitet këtu jemi sërish përballë një gabimi të radhës. Sepse në një situatë kaq delikate, ku në mes është një fëmijë, gjërat nuk mund t’i lihen rastësisë apo vullnetit të vëllait për të takuar mbesën, prandaj institucionet marrin një vendim...
Vendimi për heqjen e kujdestarisë së vajzës, ka ardhur më datë 10 Mars 2025, kur e mitura sapo kishte mbushur 12 vjeçe. Sipas dokumentave që disponojmë, institucionet kanë ndjekur një zinxhir tepër të saktë proccedurash. Shkresa të njëpasnjëshme, njoftime për zhvillim seancash gjyqësore, bashkëpunim me spz e zonës, hyrje daljet në sistemin tims.
Por nga Ina asnjë gjurmë. Edhe pse ajo pretendon të kundërtën.
© SYRI.net