Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është marrë fillimisht nga ambulanca dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ndërsa gjendja e tij paraqitej e rëndë. Për shkak të plagëve të marra, ai është dërguar më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 80-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit në kryeqytet.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesit të mjetit tip “Benz” që u përfshi në ngjarje.
© SYRI.net