Më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë dhe Unioni i Sindikatave kanë protestuar për të kërkuar të drejta, trajtim e paga të denja, respekt dhe kushte më të mira në punë. Protestuesit i janë drejtuar me një letër kryeministrit Rama për të marrë masa për të luftuar informalitetin dhe korrupsionin dhe për të garantuar drejtësi në punë.
Syri TV
1 maji, dita e punëtorëve është pritur me protesta në vendin tonë. Konfederata e Sindikatave Shqiptare ka protestuar para Kryeministrisë, duke vënë theksin se punëtorët janë braktisur nga qeveria e duke kërkuar paga e pensione dinjitoze, kushte dhe siguri në punë. Protestuesit i janë drejtuar me një letër kryeministrit Rama për të marrë masa për të luftuar informalitetin dhe korrupsionin dhe për të garantuar drejtësi. Ata kërkuan kërkuan miratimin e statusit të minatorëve dhe naftëtarëve, arsim cilësor, shëndetësi falas dhe vendosjen e minimumit jetik, teksa ngritën shqetësimin edhe për abuzimin me rritjen e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve si dhe indiferencën e qeverisë përballë këtyre problematikave.
Paralelisht, Unioni i Sindikatave protestoi përpara Ministrisë së Ekonomisë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Në vendin tonë marrëdhëniet e punës vijojnë të karakterizohen nga informaliteti, shkeljet ligjore dhe mungesa e sigurisë. Të dhënat tregojnë se në vitin 2025 janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 48 humbje jete. Krahasuar me një vit më parë, numri i të aksidentuarve është shtuar me 35%, ndërsa numri i viktimave me 45%. Sektorët më problematikë për sigurinë në punë mbeten ndërtimi, prodhimi dhe sektori minerar.
© SYRI.net