VIDEO/ Aksident në Pogradec-Lin, makina përplas këmbësorin 80 vjeç

14:56, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco