Tiranë/ Shisnin pajisje policie në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona

10:05, 30/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Signals’, duke goditur një rast të tregtimit të kundërligjshëm të pajisjeve që përdoren nga strukturat e rendit. Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u zbuluan dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera të ngjashme me ato të Policisë, pa autorizimin përkatës.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në ambientet e tyre në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë sekuestruan dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera, për të cilat të arrestuarit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën apo leje për tregtim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pajisjeve dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco