Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, 29 prill në ByPassin, në drejtimin Orikum–Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” me targa AA118NB, i drejtuar nga shtetasi V. G ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që po kalonin rrugën.
Si pasojë e përplasjes kanë ngordhur rreth 10 bagëti, ndërsa është plagosur edhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës.
Nga forca e goditjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.
Drejtuesi i mjetit i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili ka rezultuar i pastër
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net