Tentoi të fusë një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë në burgun e Fushë-Krujës, e pëson keq shtetësja

Tentoi të fusë një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë në burgun e Fushë-Krujës, e pëson keq shtetësja

20:16, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka goditur një tentativë për të futur sende të ndaluara në burgun e Fushë Krujës.

Një shtetase ka tentuar të fusë në qeli një sasi kanabisi gjatë takimit me një familjarë, por është zbuluar nga autoritetet dhe është ndaluar.

Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).

Menjëherë pas konstatimit:

u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
u hartua dokumentacioni përkatës;
u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.

Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco