Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxa, e cila synon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta. Çështja pritet të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh.
Në padinë e saj, Xoxa kërkon që vendimet për kontrollet dhe sekuestrimet të shpallen antikushtetuese, duke argumentuar se ato kanë cenuar, ndër të tjera, parimet e një procesi të rregullt ligjor.
Në këtë proces është palë edhe SPAK, i cili pritet të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Xoxës, si dhe të kërkuesit tjetër në çështje, shoqërisë “Partners Law”.
© SYRI.net