Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

VIDEO/ Vidhte banesa me çelësa të kopjuar, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

10:47, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e vjedhjeve në banesa, duke arrestuar një 38-vjeçar të dyshuar si autor i disa rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kopja”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit me iniciale B. H.

Sipas policisë, 38-vjeçari, me precedent të theksuar për vjedhje, monitoronte banesat që synonte të grabiste dhe më pas hynte në to duke përdorur çelësa të kopjuar, nga ku merrte para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Nga hetimet është bërë e mundur zbardhja e katër vjedhjeve të kryera gjatë vitit 2026 me të njëjtën metodë. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme ku mund të jetë i përfshirë i arrestuari, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco