Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Gjyqi në themel për Veliajn/ Mbahet sot në GJKKO seanca për kryebashkiakun e Tiranës

Gjyqi në themel për Veliajn/ Mbahet sot në GJKKO seanca për kryebashkiakun e Tiranës

09:39, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliaj, në GJKKO.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tij u mbajt më 3 prill, ku trupa gjykuese i dha dy javë kohë avokatit të tij për t’u njohur me dosjen hetimore.

Ndërkohë, në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit ligjorë dhe të pandehur të tjerë në çështje.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe qëndrimet e palëve në proces.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco