Kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, deklaroi se fasada e pallatit ka ndihmuar të përhapë vatrën e zjarrit e cila ka qaenë në katin e parë. Në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes Goxhaj tha se zjarri ka rënë në katin e parë ku ka qenë një biznes.
‘Zjarri ra në katin e parë ku ka qenë një biznes. Do të bëjmë një ekspertizë për të caktuar shkakun. Vatra e zjarrit është aty. Fasada ka ndihmuar të përhapë flakët në pallat” tha ai.
Deri tani nga flakët e zjarrit që përfshinë pallatin 12 katësh pranë farmacisë nr 10 janë dërguar në QSUT 11 persona, mes tyre banorë dhe zjarrfikës. Njëri prej tyre, një grua ka plagë djegieje.
© SYRI.net