Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë QSUT, duke shkaktuar deri më tani 7 persona të plagosur, mes tyre zjarrfikës dhe banorë.
Sipas raportimeve kjo është hera e dytë që ky pallat përfshihet nga flakët.
Një incident i ngjashëm, edhe pse në përmasa më të vogla ishte regjistruar në vitin 2021, kur gjatë punimeve në godinë mori flakë fasada e ventiluar.
Ky tip fasade, i ndërtuar me materiale si poliuretani në formë shkume, konsiderohet me rrezik të lartë për përhapjen e zjarrit.
Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe më herët në një pallat në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku po ashtu fasada e ventiluar u bë burim i përhapjes së flakëve.
© SYRI.net