Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Zjarri masiv tek pallati i kompleksit pranë QSUT, një helikopter në ndihmë për të shuar flakët

18:24, 14/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një helikopter me ujë ka mbërritur në ndihmë për të shuar flakët  në pallatin pranë ‘Farmacisë 10’ në kryqëzimin e rrugë së ‘Dibrës’, ku një zjarr masiv ka përfshirë një kompleks të madh banimi pasditen e sotme.

Nga ana tjetër edhe zjarrifkësit po ndërhyjnë për të shuar flakët me pompë.

'Helikopteri i ushtrisë ka hedhur dy herë ujë nga ajri' informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj rreth ores 18:24.

Bëhet fjalë për një kompleks i ri i cili ka përfunduar së fundmi. Fasada e një pjese të pallatit është përfshirë nga flakët, ndërsa është evakuar i gjithë kompleksi.

Deri tani flitet për 4 apartamente tek të cilat zjarri ka depërtuar totalisht brenda.  

Deri tani katër persona, 2 qytetarë edhe dy zjarrfikës janë paraqitur pranë ambienteve të urgjencës në QSUT-së me shenja asfiksie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco