Një zjarr ka përfshirë një pallat në kompleksin e banesave përballë QSUT Nënë Tereza, pranë zonës së farmacisë nr. 10, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe situatë të rënduar në terren.
Siç shihet edhe nga pamjet e para nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga Syri TV, qytetarët janë larguar me panik nga ndërtesa, ndërsa një nënë me foshnjën në krah është detyruar të largohet me vrap nga flakët.
Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh të ndërtuar së fundmi, i cili është përfshirë i gjithi nga flakët në fasadën e jashtme.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarrit, i cili po përhapet me shpejtësi.
Deri më tani raportohen 2 persona të lënduar dhe dy zjarrfikës, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.
© SYRI.net