Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Austriakët erdhën goditen call centerat në Tiranë, arratisen bosat! Zhvatën 50 mln € evropianëve

17:01, 14/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Siç është kthyer në traditë, asnjë prej bosëve të 3 call centerave që zhvatën miliona euro nga qytetarët evropianë nuk u arrestua nga operacioni i zhvilluar këtë të hënë (13 prill) në Tiranë, ku në terren kishin zbarkuar oficerë nga Austria dhe nga Gjermania. Nga Prokuroria e Tiranës janë lëshuar 7 masa sigurie “arrest me burg”, 4 nga të cilat janë ekzekutuar, dhe dy ndalim të daljes jashtë shtetit, si dhe janë pyetur me dhjetëra punonjës që janë gjetur në ambientet e punës. Policia sekuestroi rreth 1 milionë euro cash që do jepeshin si bonus për punën e muajit Mars.

VIDEO SYRI TV

Zbulohen detaje nga operacioni kundër call-centerave mashtrues, të zhvilluar më 13 Prill 2026 në 3 pika të ndryshme në Tiranë, 2 nga të cilat me bazë pranë Kopshtit Zoologjik dhe një në “Rrugën e Kavajës”.

Burime konfirmojnë se në operacion janë përfshirë drejtëpërdrejtë oficerët e policisë austriake të angazhuar edhe vetë fizikisht. Nga ky vend nisi edhe hetimi, teksa  prej dy vitesh  gjurmuan IP-të e vendndodhjeve të këtyre pikave nga ku ushtrohej aktiviteti, nën hundën ose me bekimin e institucioneve ligjzbatuese.

Nga Prokuroria e Tiranës janë lëshuar 7 masa sigurie arrest në burg, 5 nga të cilat janë ekzekutuar, dhe dy ndalim të daljes jashtë shtetit, si dhe janë pyetur me dhjetra punonjës që janë gjetur në ambientet e punës. Me masa sigurie arrest në burg janë.

Të ndaluar me masa sigurie arrest me burg

Eduart Dalla - 'Arrest me burg'  - u ekzekutua masa e sigurisë
Mateo Hoxha - 'Arrest me burg'  - u ekzekutua masa e sigurisë
Tedi Agastra - 'Arrest me burg'  - u ekzekutua masa e sigurisë
Ledio Toçi -'Arrest me burg'  - u ekzekutua masa e sigurisë
Xhoel Mekolli - 'Arrest me burg'  - u ekzekutua masa e sigurisë
 

Me masë ndalim të daljes jashtë vendit

Aida Vokli -  masa e sigurisë e ekzekutuar
U arrestuan në flagrancë në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm,

Kristjan Buda
Benard Biba 
Kleidi Dyrma 
Ema Taip 
Eno Hana

Në Kërkim
Marsel Lami - 'Arrest me burg'  -  masa e sigurisë e paekzekutuar
Xhoji Hitaj -  'Arrest me burg'  - masa e sigurisë e paekzekutuar
Ledjon Cenaj - 'masa e sigurisë detyrim paraqitjeje e paekzekutuar
D.J. i datëlindjes 02.08.2002.

Megjithatë, burime brenda hetimit bëjnë me dije se ende nuk janë identifikuar “kokat” e këtij aktiviteti kriminal që kishte alarmuar agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian.

Personat e ndjekur penalisht janë kryesisht menaxher, broker, shefa salle. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash nëpër zarfe dhe dyshohet se do të ishte bonusi për operatorët për muajin mars lidhur me punën e kryer prej tyre.Gjithashtu janë sekuestruar kompjutera dhe pasije të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, konkretisht:
* 443 kompjuterë;
* 238 telefona celularë;
* 6 laptopë;
si dhe pajisje të tjera si HDD, DVR etj., që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Hetimi ka nisur rreth 2 vite më parë me materialet janë referuar nga  Austria kryesisht dhe Gjermania e ku janë mashtruar mijëra qytetarë europian kryesisht nga Austria në vlerë miliona euro.

Dyshohet se janë me mijëra qytetarë evropianë të mashtruar dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave, bëjnë të ditur burimet

Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, që janë arrestuar sipas të njëjtave burime, dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha.Austriakët nuk kishin besim tek policia shqiptare dhe erdhen vetë në Tiranë, per operacionin.

Ndërkohë kujtojmë se operacione të ngjashme në Shqipëri janë ndërmarrë nga Spanja dhe Italia,teksa në pjesën dërrmuese kanë ndërhyrë vetë në operacione, pasi janë dekonspiruar nga pala shqiptare.

Shqipëria prej vitesh është kthyer në një oaz për Call Centerat që zhvasin qytetarët evropiane, teksa në një investigim të RAI Tre në Itali, iu kërkua Kryeministrit Edi Rama të ndërhynte pasi ka dyshime të forta se i vëllai Olsi Rama është i përfshirë në këtë veprimtari.

 

Njoftimi i policise

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Ghost Call”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e EUROPOL, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Goditet, si rezultat i një hetimi 2-vjeçar, një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet call centerave. 

Zbulohen 12 ambiente të vëna në funksion të kësaj skeme. 

Vihen në pranga 10 shtetas, ekzekutohen 2 masa sigurie të tjera për 1 shtetase, si dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, të përfshirë në këtë veprimtari, me role të ndryshme.

Sekuestrohen 891 735 euro të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti.

Operacioni “Ghost Call”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik të kryer nëpërmjet call centerave, rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat për hetimin e krimit kibernetik, gjatë 2 viteve. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave për hetimin e krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, dhe rezultoi me zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Me vendimin nr. 3410 të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin në 3 subjekte në Tiranë, si dhe në 9 banesa të shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë ndërhyrjes, në këto ambiente u gjetën shtetas të punësuar si operatorë, duke kryer mashtrim kompjuterik.

Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u ekzekutuan 5 nga 7 masa sigurie “Arrest në burg”. Konkretisht, u ekzekutua kjo masë, për shtetasit E. D., 47 vjeç, M. H., 23 vjeç, T. A., 22 vjeç, L. T., 32 vjeç dhe Xh. M., 28 vjeç. Me të njëjtën masë, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. H., 30 vjeç dhe M. L., 28 vjeç.

Më tej, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasen A. V., 33 vjeç. Ndërkaq, me të njëjtat masa u shpall në kërkim shtetasi L. C., 25 vjeç.

Në vijim të operacionit “Ghost Call”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 38 vjeç, E. H., 26 vjeç, B. B., 25 vjeç, K. D., 25 vjeç dhe  E. T., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. J., 24 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas kishin rol drejtues në ekipet e përfshira në këtë veprimtari.

Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, pjesëmarrës në operacion.

Gjatë kontrolleve u gjetën 891 735 euro, 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Ndërkaq, vijojnë hetime për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco