Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër të dyshuarve si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra.
Masa e sigurisë “arrest në burg” u la e pandryshuar për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj. Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se nuk ka asnjë shkak ligjor për shfuqizimin ose zëvendësimin e masës.
Vrasja
Mbrëmjen e datës 8 Korrik 2025, ndërsa Renis Dobra, nga fshati Zenisht i Matit, ndërsa po kthehej në banesën e tij në drejtimin e automjetit ‘Mercedes Benz’ në pronësi të babait të tij, ishte ndaluar në rrugë dhe më pas, ishte gjetur i pajetë në fundin e një rrëpire në bregun e liqenit të Shkopetit, i mbytur me litar, ndërsa automjeti kishte përfunduar në thellësi të ujrave të liqenit.
LEXO EDHE: Ekzekutimi i Renis Dobrës, si u gjurmuan autorët
Në dosjen hetimore thuhet se në datën 8 Korrik 2025, rreth orës 23.30 në komisariatin e policisë Mat, është paraqitur me vullnetin e tij, babai i Renisit, shtetasi Rufat Dobra.
LEXO EDHE: Vrasja e Renis Dobrës në Mat, dosja i kalon për hetime SPAK
“Më datë 9 Korrik 2025, rreth orës 06:20, në vendin e quajtur ‘Qafa e Ulzës’, pa shkuar tek ura e Ulzës, u gjet një shapkë e cila ishte e shtetasit Renis Dobra, kjo e konfirmuar nga familjarët e vetë viktimës”, thuhet në dosjen hetimore.
Në aksin rrugor ‘Ura e Ulzës-Tuneli i Shkopetit’, në anën e majtë të rrugës së asfaltuar, po kështu u konstatua dalja nga rruga e një automjeti, që kishte vazhduar tatëpjetën në drejtim të liqenit të Ulzës, ku u vunë re pjesë automjeti dhe rreth 10 m pa mbërritur në sipërfaqen e liqenit u gjet kufoma e Renisit, i cili ishte i dëmtuar me pjesën më të madhe të trupit dhe në pjesën e fytit, u vu re një brazdë strangulimi e mavijosur.
Ekspertiza mjeko-ligjorë provoi se shkaku i vdekjes kishte qenë asfiksia,si pasojë e shtrëngimit në pjesën e fytit.
© SYRI.net