Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, në pranga 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, në pranga 42-vjeçari

13:00, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 42-vjeçar me inicialet A.K, u arrestua pasi në bulevardin “Nënë Tereza” humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur fillimisht me një tjetër makinë me drejtues shtetasin Y. T., dhe më pas me fasadën e një subjekti privat, raporton A2CNN. 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, 42-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kryerjen e testit të alkoolit. Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco